Salzburg ‘ëndërron’ për çerekfinale – ndal në barazim Bayern Munichun
RB Salzburg ka arritur të nxjerrë në barazim ndaj Bayern Munichut, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport
Përballja ishte shumë interesante, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:1, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e realizoi, Chikwubuike Adamu, që shënoi në mënyrë fenomenale pas një asistimi të Aaronson (21′).
Në përgjithësi, Bayern Munich dominoi në të gjitha aspektet, por ishin të pasuksesshëm në finalizimin e aksioneve.
“Bavarezzët” provuan tërë ndeshjen, por portieri vendas ishte gjithmonë në vendin e duhur.
Ishte Kingsley Coman që bëri heroin për mysafirët, që u asistua nga Thomas Muller (90′)
Kësisoj, skuadra që do kualifikohet në çerekfinale do mësohet pas tre javëve në “Allianz Arena”./Lajmi.net/