Salihi, Kapllani e Mavraj në ‘Elbasan Arena’

Tre lojtarët e kombëtares shqiptarë të futbollit, Hamdi Salihi, Edmond Kapllani dhe Mërgim Mavraj janë fotografuar në ‘Elbasan Arena’, vend ky ku pritet të zhvillohet një betejë e madhe gjatë ditës së shtunë.

Sport

08/10/2014 20:15

Sot është bërë dhe inaugurimi zyrtar i stadiumit Elbasan Arena, ndërsa i pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Hamdi Salihi, Edmond Kapllani dhe Mërgim Mavraj kanë bërë një fotografi nga Elbasan Arena, të cilën më pas e kanë postuar në rrjete sociale.

Ndeshja ndaj Danimarkës ka një rëndësi shumë të madhe për kombëtaren tonë dhe për këtë arsye do të kërkohet një triumf me anë të ndihmës së tifozvë.

Pas Danimarkës, Shqipëria në mbrëmjen e ditës së martë, zhvillon ndeshjen kundër Serbisë.