Salih Mustafa nesër përsëri para Speciales, pritet të deklarohet rreth akuzave

Salih Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet që nesër të deklarohet para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë mbi të.

Lajme

27/10/2020 10:40

Në ueb-faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara u bë e ditur se seanca e dytë dëgjimore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është caktuar për nesër në orën 15:00.

“Nëse i akuzuarit nuk deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim  pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje (rregullën 92(2)(f) të Rregullores). Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes”,thuhet në këtë njoftim./Lajmi.net/

https://www.scp-ks.org/sq/perditesim-ne-kohe-reale-nga-gjykata