Sali Berisha – Ronaldos: Je në kohën e gabuar në Shqipëri

19:06 | 7 Shtator 2015

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se portugezët e kanë sjellë Ronaldon në kohën e gabuar.

Berisha ndër të tjera ka shtuar se beson në fitoren e Kombëtares.

“Të dashur miq, sonte në Elbasan Arena luan kombëtarja jonë me Portugalinë, në një ndeshje që mund të bëjë historinë e shkëlqimit botëror të kuqezinjve. Portugezët kanë ardhur të motivuar, me inatin e humbjes në fushën e tyre, kanë bërë deklarata muskuloze. Sollën dhe Ronaldon, Topin e Artë të planetit, por duhet të them se e kanë sjellë në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar! Ne do të fitojmë!!!”, ka shkruar Berisha në Facebook