Sali Berisha i bën një ‘skanim’ Edi Ramës

“Natyrisht, Edi Rama ishte në emision jo me pizhamat e të sëmurit, por me kostum 25 mije euro, një "Brioni" soto misura!”, deklaroi Sali Berisha, raporton lajmi.net.

Lajme

11/03/2016 16:42

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar në llogarinë e tij në Facebook,rreth intervistës së kryeministrit Edi Rama, mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ në televizionin Klan.

Sipas Berishës, Edi Rama u paraqit mbrëmë në debat i sëmurë rënde, me çrregullime të rënda psikomotore dhe mani të thellë persekutimi!

“Përgjigja e dytë tipike e një të sëmuri psiqik dhe rëndë ishte ajo që, për të mbrojtur veten nga përgjegjësia e tij që nxirrte në pah pyetja që i bënte Blendi Fevziu, Rama përsëriste si automat se “nuk t’i them” apo “nuk ke pune ti me PS”, ose “nuk t’i them se nuk je ti anëtar i PS”.

Por pavarësisht të gjithave, pasi i bën një rezyme në pika të shkurtra tërë intervistës, Berisha tash deputet i PD-së, e përfundon komentin e tij me një detaj shumë interesant.

“Si përfundim, mund të themi me përgjegjësi të plotë se ai që ishte mbrëme mbi dy orë në ‘Opinion’, pra Edi Rama, kishte shkuar në atë studio jo sikur ishte nisur nga zyra e kreut të ekzekutivit, por nga dhomat e spitalit psikiatrik”.

“Natyrisht jo me pizhamat e të sëmurit, por me kostum 25 mije euro, një “Brioni” soto misura!”./lajmi.net

Edi Rama