Sali Berisha flet për Luizin: Një mjeshtër në marrëdhëniet publike

Luiz Ejlli është njëri nga personazhet më të komentuara ndonjëherë në ndonjë “Big Brother”. Këngëtari ka arritur të komentohet edhe personazhet publike, shkruan lajmi.net. Lidhur me të ka folur edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pasi Luizi në natën e ditëlindjes së Kiarës ka ngritur dolli për të. Kryetari i PD-së, ka falenderuar këngëtarin…

ShowBiz

26/01/2023 17:43

Luiz Ejlli është njëri nga personazhet më të komentuara ndonjëherë në ndonjë “Big Brother”.

Këngëtari ka arritur të komentohet edhe personazhet publike, shkruan lajmi.net.

Lidhur me të ka folur edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pasi Luizi në natën e ditëlindjes së Kiarës ka ngritur dolli për të.

Kryetari i PD-së, ka falenderuar këngëtarin për dollinë, teksa tha se Luizi ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë.

“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbizit. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë.”, tha Berisha./Lajmi.net/