Salah zbulon çfarë i bëri Ramos pas finales në Kiev

8:49 | 9 Qershor 2018

Mohamed Salah ka realizuar një intervistë për “Marca” duke kujtuar një ngjarje që ndodhi pas finales në Kiev.

Mohamed Salah është rikthyer duke komentuar ngjarjen më të përfolur nga finalja e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi kryesor i Liverpoolit u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë pasi mbeti i lënduar pas një dueli me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Salah ka realizuar një intervistë për “Marca” duke kujtuar një ngjarje që ndodhi pas finales në Kiev, përcjell “lajmi.net”.

“Ramos më ka dërguar një mesazh, por unë asnjëherë nuk i kam thënë se ndihem mirë”, deklaroi Salah.

“Largimi nga loja në Kiev ishte ngjarjë me e vështirë në karrierën time”, u shpreh ai. /Lajmi.net/