Salah shërohet nga COVID-19, i gatshëm për sfidën kundër Atalantës

Liverpool do të mirëpresë Mohamed Salah për ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës që luhet ditën e mërkurë.

Sport

24/11/2020 16:21

Golashënuesi më i mirë i Liverpool mungoi në fitoren e fundit të tyre ndaj Leicester City në Premierligë, pasi ishte testuar pozitiv gjatë grumbullimit te Kombëtarja e Egjiptit.

Jurgen Klopp konfirmoi të martën se 28 vjeçari ka dalë negativ në testin për COVID-19 dhe ishte i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e Liverpoolit në Kirkby, përcjell lajmi.net.

“Mo është stërvitur me ekipin dje dhe dukej vërtetë mirë. Të gjitha testet ishin negative, kështu që tani, nëse asgjë nuk ndryshon, ai është në dispozicion, gjë që është mirë”, ka deklaruar Klopp.

Liverpool pret Atalantën të mërkurën në ‘Anfield Road’, dhe me një fitore të mundshme, siguron kalimin tutje./Lajmi.net/