Salah, lojtar i Fiorentinës

Sulmuesi i Chelseas, Mohamed Salah shumë shpejtë në mënyrë zyrtare pritet që të jetë lojtar i ri i skuadrës italiane, Fiorentinës. Ky është largimi i dytë nga Chelsea, pasi Schurrle është duke finalizuar transferimin e tij te Wolfsburgu.

Sport

02/02/2015 12:41

Anësori i Chelseas, është duke kryer testet mjekësore para transferimit të tij në mënyrë zyrtare te skuadra e Fiorentinës.

Sidoqoftë, skuadra italiane nuk do ta blejë kartonin e plotë të tij, pasi  marrëveshje është për një huazim 18 muajsh.

Salah konsiderohet një lojtar i rëndësishëm, mirëpo konkurenca e madhe te skuadra e Chelseas ka bërë që ai të mos ketë vend nën urdhërat e Jose Mourinhos.