Salah: Kjo e pret Romën e më pas kundërshtarin e finales në Ligën e Kampionëve

Mohamed Salah ka shfaqur besimin e tij se “Reds” mund ta fitojnë trofeun e kampionit të Evropës për klube.

Sport

14/04/2018 09:02

Mohamed Salah beson se Liverpool do ta eliminojë Romën e më pas ka mundësi ta fitojë edhe finalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian ka shfaqur besimin e tij se “Reds” mund ta fitojnë trofeun e kampionit të Evropës për klube.

“Ne mund ta fitojmë, jemi në gjysmëfinale”, deklaroi Salah për “CNN”, përcjell “lajmi.net”.

“Të gjithë kemi hyrë edhe në çerekfinale me këto emocione dhe me bindjen se mund të fitojmë. Tani, jemi në gjysmëfinale, janë dy ndeshje”, theksoi ai. /Lajmi.net/