Salah: Kam punuar në stërvitje për goditjet me këmbën e djathtë

Mo Salah ka dhënë disa komente pas fitores së Liverpool ndaj Watford.

Sport

14/12/2019 18:50

Salah ishte fytyra kryesore e këtij takimi, duke shënuar dy golat për fitoren e Liverpool, duke mbajtur kështu ecurinë pozitive të skuadrës.

Egjiptiani shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje, pasi goditi saktë me të djathtën, që nuk është këmba më e mirë e tij.

Pas ndeshjes, Mo ka zbuluar se së fundmi është stërvitur shumë për goditjet me të djathtën.

“Jam stërvitur me këmbën e djathtë. Pata fat në golin e parë, ishte kundërzbritje, pranova pasim të mirë nga Sadio, dhe mendoj se shënuam në momentin e duhur” tha Salah, transmeton lajmi.net.

Liverpool prinë në krye të tabelës në Premierligë, me 10 pikë me shumë sesa Leicester City. /Lajmi.net/