Salah e mori një super-lajm para ndeshjes me Romën

.

Sport

02/05/2018 20:46

Kundër futbollistit më të mirë në Angli, zgjedhur nga kolegët e tij.

Sot Mohamed Salah do të zbresë në ishstadiumin e tij edhe me një tjetër çmim, atë të futbollistit më të mirë të vitit në ishull, që votohet nga gazetarët sportivë. Sulmuesi egjiptian mposhti me vetëm 20 vota diferencë yllin e Mançester Sitit, Kevin De Brujne dhe u bë futbollisti i parë afrikan që e fiton këtë çmim.

Ndërsa në votimin ku morën pjesë 400 gazetarë, i treti u rendit rivali i tij për “Këpucën e Artë”, Herri Kejn.

“Çmimi” i radhës për 25-vjeçarin mund të mbërrijë sot duke nisur nga ora 20:45, kur Salah do të ketë shansin për t’u bërë lojtari i parë që mund të thyejë në “Olimpico” portierin Alison Beker këtë sezon në Europë.