“Salah do të shënojë më shumë gola se CR7 këtë sezon”

Analisti Ray Parlour ka mbështetur që Mohamed Salah të përfundojë këtë sezon me më shumë gola se Cristiano Ronaldo, për arsye se sulmuesi i Liverpoolit do zhvillojë më shumë ndeshje.

Sport

22/09/2021 09:01

Salah ka nisur sezonin në mënyrë të mrekullueshme duke shënuar pesë herë në gjashtë paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Ronaldo, gjithashtu ka ndikuar menjëherë te Man United duke shënuar tre herë në Premierligë dhe një herë në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ish ylli i Arsenalit, Parlour beson që egjiptiani do jetë në krye.

“Kush do shënojë më shumë gola këtë sezon? Pyetje e mirë. Mendoj që Salah do shënojë disa gola më shumë se Ronaldo”.

“E vetmja arsye është sepse nuk mendoj që Ronaldo do luaj çdo ndeshje. Nëse do zhvillonte çdo ndeshje, do ishte arritje e madhe për një 36-vjeçar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, CR7 momentalisht është golashënuesi i gjashtë në Premierligë, derisa Salah, Antonio dhe Fernandes prinë në listë./Lajmi.net/