Sakrifica e fëmijëve për të shkuar në shkollë, brenda qeseve plastike kalojnë lumin

Ndërkohë që shumica prej nesh e kemi kaluar gjysmën e fëmijërisë duke gjetur mënyra për të shmangur shkollën, disa fëmijë të tjerë rrezikojnë jetën vetëm për t’u edukuar.

Bota

12/07/2019 17:13

Prindërit në një fshat në Vietnam kalojnë ditë për ditë mes për mes një lumi vetëm për t’u siguruar që fëmijët të mos mungojnë në shkollë.

Banorët e fshatit Huoi Ha rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve duke i futur në qese të mëdha plastike e duke kaluar lumin e furishëm me not.

Gjatë stinës së thatë, fëmijët mund të kalojnë me anë të urave prej bambuje, por kur kthehen shirat, kalimi i rrjedhës kthehet në sfidë vdekjeprurëse.

Baballarët e fëmijëve që shkojnë në shkollë kanë ‘shpikur’ tashmë metodën e qeses plastike, ku futen të vegjlit dhe transportohen nga njëri krah i lumit në tjetrin, në mënyrë që të sigurohen që mos i marrë rryma.

Nguyen Minh Phu, kryetar i distriktit Muong Cha, thotë se metoda e qeses plastike është i zakonshëm në zonë, megjithatë ai këmbëngul se fshatarët e përdorin këtë metodë vetëm kur rryma është e fortë dhe është e pasigurt të kalohet mes urës.

YouTube player