Sakas i shtohen 1.4 milionë ndjekës në Instagram pas humbjes së penalltisë ndaj Italisë

Bukayo Saka u bë protagonist i lajmeve angleze pas humbjes së penalltisë ndaj Italisë.

Sport

15/07/2021 11:22

Saka ishte gjuajtësi i fundit i penalltive të Anglisë ndaj Italisë në kuadër të finales së “Euro 2020”.

19 vjeçari e humbi penalltinë e fundit dhe shpërtheu në lot, por pastaj njerëz të ndryshëm dolën në mbështetje të tij.

Siç duket jo vetëm sportistët dhe bota e futbollit, por edhe tifozët i dolën në mbështetje. Kjo shihet edhe në profilin e tij, Instagram, ku për pak ditë i janë shtuar 1.4 milionë ndjekës.

Sipas “Mirror.co.uk”, Saka kishte rreth 700 mijë ndjekës në rrjetin e tij social para se të fillonte “Euro 2020” dhe pas përfundimit tani ka 2.1 milionë ndjekës, transmeton lajmi.net.

Kjo vjen pasi që disa lojtarë anglezë u abuzuan në baza racore, edhe Saka ishte njëri ndër ta dhe kjo gjë ka bërë që të rritet mbështetja ndaj tij./Lajmi.net/