Saka në bisedime të avancuara me Arsenalin për vazhdimin e kontratës

Bukayo Saka është në bisedime të avancuara me Arsenalin për vijimin kontratës. Anësori ishte lojtari kyç në formacionin e Mikel Artetës, duke shënuar hiç më pak se 11 gola e 7 asiste në 38 ndeshje me “topçinjtë” në Premier League, transmeton lajmi.net. Duke parë formën e tij gjithnjë në rritje, londinezët kanë vendosur ta “blindojnë”…

Sport

23/07/2022 11:30

Bukayo Saka është në bisedime të avancuara me Arsenalin për vijimin kontratës.

Anësori ishte lojtari kyç në formacionin e Mikel Artetës, duke shënuar hiç më pak se 11 gola e 7 asiste në 38 ndeshje me “topçinjtë” në Premier League, transmeton lajmi.net.

Duke parë formën e tij gjithnjë në rritje, londinezët kanë vendosur ta “blindojnë” 21-vjeçarin sa më shpejt që është e mundur.

Drejtuesit e ish-kampionëve anglezë do të intervenojnë edhe në pagën e lojtarit, duke ia dyfishuar fitimet atij. /Lajmi.net/