Saka me rekord fenomenal tek Arseanl –  vetëm Fabregas bënte një gjë të tillë

Bukayo Saka ka arritur një rekord fenomenal me skuadrën e Arsenal.

Sport

24/02/2020 10:00

Tinejxheri i ‘Gunners’ që po shkëlqen nën urdhrat e Mikel Arteta ka arritur të bëjë atë që nuk e bënte askush që nga koha e Cesc Fabregas.

Saka është tinejxheri i parë tek Arsenal që arrin numër dyshifrorë në asistime, në një sezon të vetëm, që kur Fabregas bënte një gjë të tillë në sezonin 2006/07, transmeton lajmi.net.

I riu i Arsenal po aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes nën urdhrat e Arteta dhe po arrin të jap performanca mjaft të mira.

Saka po pëlqehet shumë edhe nga tifozët e skuadrës që tashmë e preferojnë atë para Sead Kolasinac. /Lajmi.net/