Saimir Tahiri paralajmëron zgjedhje (Video)

Lajme
Gracka e emisionit investigativ ‘STOP’ këtë herë ka zënë brenda ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka rënë pre e një kamere të fshehtë, ku ka dekonspiruar atë që po ndodh brenda koalicionit të majtë qeverisës.
Është folur shpesh për një krisje të marrëdhënieve midis Partisë Socialiste dhe LSI, e cila mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme.
Këtë gjë e konfirmon edhe ministri Tahiri, i cili thotë se këtë verë nuk ka pushime.
