Sagna e Koscielny: Bye bye Arsenal

Arsenali rrezikon t’i humbë dy prej futbollistëve kryesorë të ekipit. Qendërmbrojtësi Laurent Koscielny kërkohet nga PSG, Monaco dhe Bayern kurse Bacary Sagna do të jetë futbollist i lirë në verë.

Sport

17/04/2014 17:52

Ai është një prej futbollistëve më të mirë dhe më të përmirësuar të Arsenalit në 12 muajt e fundit, por gjiganti londinez përballet me betejë për të mbajtur mbrojtësin Laurent Koscielny.

Reprezentuesi francez i cili së fundmi ka zhvilluar bisedime për vazhdimin e kontratës në Emirates, është objektiv i Paris Saint-Germain, Monaco dhe Bayern Munich, raporton Telegraph.

Arsene Wenger ka bërë të qartë se e sheh Koscielnyn si pjesë të rëndësishme të ardhmes së Arsenalit, por është në rrezik nga një numër i madh i klubeve që kërkojnë shërbimet e tij.

Përveç Koscielnyt, Arsenali rrezikon të humb edhe mbrojtësin e krahut Bacary Sagna i cili ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin dhe lehtë mund të ndodh të largohet në fund të këtij sezoni, nëse deri atëherë nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Emirates. Kujdes Wenger.