Sadna do të vijë në Shqipëri në muajin…

Është zyrtare! Sara Khan dhe Angad Hasija, ose siç njihen në rolet e tyre në super serialin “Bidaai”, Sadna dhe Alek, do të vizitojnë Shqipërinë.

ShowBiz

09/02/2016 16:49

Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani, i cili përtvklan.al tha se ka biseduar personalisht me të dy aktorët, për të bërë të mundur ardhjen e tyre në vendin tonë.

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare, Aleku dhe Sadna pritet të vizitojnë Shqipërinë brenda muajit Prill, koha kur seriali “Bidaai” do të vijë drejt fundit.

Dy aktorët janë shprehur tejet të lumtur për këtë ftesë dhe mezi presin që të vizitojnë Shqipërinë, ku ata kanë me mijëra fansa që i ndjekin çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan.