Sadiku: LVV e ka humbur shumicën në parlament, nuk mund të flasë në emër të popullit

Afro 800 mijë qytetarë votuan të dielën e 9 shkurtit. Në këto zgjedhje, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje pretentoi që t’i merrte sërish mbi 50 për qind. Por, kjo nuk ndodhi. Sipas rezultatit preliminar, LVV-ja nuk mori atë çka deshti sepse aktualisht ka pak më shume se 40 për qind të votave. Me këtë rast,…

Lajme

12/02/2025 23:19

Afro 800 mijë qytetarë votuan të dielën e 9 shkurtit.

Në këto zgjedhje, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje pretentoi që t’i merrte sërish mbi 50 për qind.

Por, kjo nuk ndodhi.

Sipas rezultatit preliminar, LVV-ja nuk mori atë çka deshti sepse aktualisht ka pak më shume se 40 për qind të votave.

Me këtë rast, analisti politik Ermal Sadiku, tha në Rubikon se LVV e ka humbë mazhorancën në Parlament.

Ai theksoi, se ky subjekt politik nuk mund të flas në emër të popullit.

“Si e ka përjetuar këtë z. Kurti? Unë mendoj që ka qenë e ulët, nuk e kam pritur që ai do të dal edhe të ofendojë dhe me atë arrogancë edhe me atë gjuhë. Por, ai e ka bërë atë pa ndonjë presion”, tha Sadiku në Klan Kosova.