Sabriu pas aksionit të sotëm: I gatshëm për të qenë pjesë e punëve të mira për Prishtinën
Sabri Fejzullahu ka folur pas aksionit në të cilin mori pjesë sot.

ShowBiz
Sabri Fejzullahu sot iu bashkua aksionit “Prishtina Green Week” për të mbjellur fidane, shkruan lajmi.net.
Ai bashkë me disa qytetarë të tjerë mbollën drunjë në lagjen Lakrishtë, ndërsa me anë të një postimi thotë se gjithmonë është i gatshëm për punë të tilla për një Prishtinë më të mirë.
“Sot kisha kënaqësine që të bashkangjitem në aktivitetin e Komunës së Prishtinës në mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishtë për “Prishtina Green Week”
Gjithmonë i gatshëm për të qenë pjesë e punëve të mira për një Prishtinë më të mirë. ?
Falemnderit Komuna e Prishtinës për bashkëpunimin!”, ka shkruar këngëtari.
Kujtojmë se Sabri Fejzullahu javë më parë ka mbajtur koncert në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CBBSJseDHAI/