Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

Sabriu dhe Nera i urojnë përvjetorin Ermalit dhe Arianës me këtë fotografi

20:06 | 17 Tetor 2020

Foto: Instagram

Sabri Fejzullahu bashkë me gruan e tij, uruan përvjetorin e Ermalit dhe Arianës përmes Instagramit.

Një ndër çiftet më të dashur të estradës Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu sot festojnë përvjetorin, ndërsa mësohet ky është viti i 12 i martesës së tyre, shkruan lajmi.net.

Ndër urimet më të para i bënë Nera dhe Sabriu duke publikuar një imazh mjaft romantik të djalit të tyre me Arianën.

Të njejtën fotografi publikoi edhe Sabri Fejzullahu ku uroi çiftin e lumtur me fjalët më të ëmbla./Lajmi.net/