Sabri Fejzullahu: Po më kërkojnë të bëhem imazh i spitalit, se kam hangër shumë zemra

Sabri Fejzullahu është këngëtari shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

05/06/2022 14:01

Përtej muzikës, ai pëlqehet shumë edhe për dashurinë që jep ndaj publikut, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtari ishte i ftuar në emisionin “N’maje të gjuhës”.

Ai ka rrëfyer shumë për jetën profesionale e personale.

Mes vargjesh, ai i riktheu këngët e vjetra të tij, të qëndisura me art e të cilat nuk vdesin kurrë.

Një mesazh dërguar pesë miqve të Xherit në emisionin “N’maje të gjuhës” thuhej se këngëtarit po i kërkojnë të bëhet imazh i një spitalit.

“Po më kërkojnë të bëhem imazh i spitalit, se kam hangër shumë zemra”, thuhet në mesazh./Lajmi.net/