Sabri Fejzullahu i bashkohet nismës për mbjelljen e drunjëve në Prishtinë

Edhe këngëtari i njohur iu bashkua aktivitetit të mbjelljes së drunjëve në Prishtinë.

ShowBiz

04/06/2020 16:18

Në faqen e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se këngëtari Sabri Fejzullahu sot iu bashkua iniciativës “Prishtina Green Week”, shkruan lajmi.net.

Ai sot ka mbjellë fidane në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, ndërsa bashkë me të ishin edhe disa qytetarë të tjerë.

“Sot në aktivitetin e mbjelljes së drunjëve në lagjen Lakrishtë për “Prishtina Green Week” me neve ishte edhe Sabri Fejzullahu. Gjithmonë i gatshëm për të qenë pjesë e punëve të mira për një Prishtinë ndryshe. Falemnderit nga ❤️ axha Sabri! #prishtina ? #shpiPRkrejt ?”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kujtojmë se Sabri Fejzullahu javë më parë ka mbajtur koncert në qytetin e zbrazur të Prishtinës, për t’i argëtuar qytetarët që po qëndronin të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/

“.