Sabiani merr surprizën e ëmbël, prezanton publikisht djalin e tij

Sabiani pak minuta më parë rrëfeu momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

ShowBiz

19/10/2021 23:35

Sabiani nuk është i hapur për jetën e tij private. Ai ka rrëfyer disa ditë më parë të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.

Kështu ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.

Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

”Vëllai i Madh” vendosi që këtë mbrëmje ta surprizonte Sabianin me dy fëmijët e tij. Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.