Sabella largohet nga Argjentina

Alejandro Sabella do ta lë Përfaqësuesen e Argjentinës pas finales së Botërorit, që do të zhvillohet të dielën, pa marrë parasysh rezultatin që do ta arrijë Albiceleste ndaj Gjermanisë.

Sport

12/07/2014 10:20

Alejandro Sabella ka njoftuar se do të largohet nga Përfaqësuesja e Argjentinës pas përfundimit të Botërorit.

Fitoi apo humbi nga Gjermania, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi trajneri argjentinas tashmë e ka marrë vendimin e tij.

“Më duhet t’ju them se Alejandro nuk do të vazhdojë me Selección. Tërë jetën kishte ëndërruar ta bënte këtë punë. Por, ia ka dhënë Argjentinës atë që është dashur t’ia japë”, thotë përfaqësuesi i Sabellas, Eugenio López, për radion argjentinase La Red.

“Ide e Alejandros është që të bëhet zyrtar i ndonjë klubi. Ciklet përfundojnë. Ai për momentin është duke menduar për finalen e Botërorit”, vazhdoi ai.