Sa zgjat mesatarisht një lidhje?

Premtimi i një dashurie të përjetshme! Çdo çift ëndërron që lidhja e tij, ndoshta e nisur vetëm disa ditë më parë, të zgjasë përgjithmonë. Por, fatkeqësisht gjërat nuk shkojnë si ju mendoni, në mes ekuilibrit të luhatshëm, ndjenjave që zbehen, keqkuptimeve, tradhtisë etj. Duke e harruar dashurinë e përjetshme, çifti ndahen pas një kohe. Por,…

Lifestyle

08/02/2014 10:51

Premtimi i një dashurie të përjetshme! Çdo çift ëndërron që lidhja e tij, ndoshta e nisur vetëm disa ditë më parë, të zgjasë përgjithmonë.

Por, fatkeqësisht gjërat nuk shkojnë si ju mendoni, në mes ekuilibrit të luhatshëm, ndjenjave që zbehen, keqkuptimeve, tradhtisë etj.

Duke e harruar dashurinë e përjetshme, çifti ndahen pas një kohe. Por, kur? Më pak se që mendojmë, shumë më pak…

Lidhja zgjat me një mesatare prej 2 vjet e 9 muajsh

Një studim i kryer nga një shoqëri britanike i ka marrë në pyetje 1.953 vullnetarë, nga të cilët ka nxjerr një realitet trishtues: lidhjet zgjasin gjithnjë e më pak.

Jetëgjatësia mesatare e një historie dashurie është dy vjet e nëntë muaj. Ky afat zgjat si për çiftet e martuara, edhe për të tjerat: 24% të çifteve të martuar, 41% të atyre që bashkëjetojnë dhe 35% të atyre që jetojnë veçmas, nuk arrijnë ta kalojnë këtë limit kohor.

Krejt faji i internetit

Por, e kujt është përgjegjësia e kësaj dukurie? Për 54% të tyre, fajin e kanë rrjetet sociale, të cilat marrin kohë dhe hapësirë dhe që e shfaqin pabesinë dhe tradhtinë.

79% e të anketuarve kanë thënë se i përdorin në mënyrë aktive Twitterin, Facebookun apo Instagramin, ndërsa 34% e kanë pranuar se e kanë humbur partnerin për shkak të këtyre rrjeteve sociale, apo që kanë rënë në kontakt me një ‘ish’ përmes tyre.

23% e të anketuarve e kanë pranuar se përmes internetit janë mashtruar nga personaliteti i partnerit, ndërsa 12% e kanë pranuar se, duke i përdorur rrjetet sociale, e kanë kuptuar se nuk ishin vërtet të lumtur me jetën në çift (të martuar).

Edhe pse, dashuria lind shpesh përmes internetit!

E pra, duket se e tëra është për fajt të Internetit. Bota virtuale duket fitimtare ndaj asaj reale, duke e dëmtuar nivelin sentimental. Ky megjithatë është një paradoks, nëse konsiderohet fakti se 36% e çifteve e kanë pranuar se janë takuar pikërisht përmes rrjeteve sociale apo ‘chat’.