Sa trupa ka në Kosovë Italia, e cila po përgatitet për tërheqjen e mundshme të ushtarëve amerikanë nga KFOR-i?

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, të mërkurën raportoi se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Në një artikull të gazetës gjermane, mes tjerash thuhej: “Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të ShBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë…

Lajme

19/02/2025 14:51

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, të mërkurën raportoi se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Në një artikull të gazetës gjermane, mes tjerash thuhej:

“Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të ShBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”.

Ndërkohë, sipas informacioneve në faqen zyrtare të NATO-s, Italia ka më së shumti trupa në KFOR, gjithsej 1 mijë e 258.

Më pas, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 602 ushtarë.