Ligj të ri që do të ul koston e legalizimit të objekteve pa leje (Foto/Video)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, njoftoi sot se janë në proces të ndryshimit të ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, me anë të të cilit do të bëhet edhe ulja e kostos së legalizimit të objekteve.

Lajme

23/05/2016 14:11

“Ministria është duke e ndërmarrë një proces reforme paralelisht në tri kahje: reformimin e procesit të dhënies së lejes për ndërtim, sistemet e planifikimit hapësinor për t’i adresuar shkaqet e problemit, dhe zgjidhjen e mëtejme  të legalizimeve“, ka thënë Agani.

Sipas tij në koncept dokument është përcaktuar objektivi që të ulet kostoja e legalizimit.

13275078_10154113686085120_1149825490_o

“Do të zgjidhet modeli që kap koston më të ulët. Parimi themelor është që të mos rrënojmë”, tha ministri Agani./ lajmi.net

13282872_10154113686150120_2013249089_o

YouTube player