Sa shpesh duhet t’i lani flokët? Përgjigjen ekspertët

Është një debat i hapur që një kohë të gjatë: “Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?”.

Lifestyle

13/10/2015 22:46

Përdoruesit në Reddit kanë postuar pyetje mbi atë se sa shpesh duhet t’i lajmë flokët, çfarë produkte duhet të përdorim apo a duhet të përdorim produkte flokësh.

Një përdoruese në Reddit pyeti: “A është mirë që të mos përdorim shampon për larjen e flokëve dhe tharëse? Kam flok të dobëta, të vështira për t’u menaxhuar, dhe jam gjithmonë kureshtare për të mësuar se si t’i bëj ato të duken më mirë.”

Madje, shumica e përdoruesve aty janë të sigurt se shamponët e flokëve i dëmtojnë flokët, transmeton lajmi.net.

Shumica e ekspertëve duket se pajtohen me përdoruesit e Reddit, të cilët thonë se është më mirë që të mos i lani shpesh flokët.

“Është paradoksal, por shumica e njerëzve të cilët i lajnë flokët shumë për të ‘shpëtuar’ nga yndyra janë duke e tharë skalpin e tyre dhe duke prodhuar më shumë vaj,” tha Lynne Goldman nga klinika e flokëve e Qendrës Mjekësore të Bostonit.

Çfarë duhet të dini më shumë:

Cilësia e flokëve. Flokët e trasha apo kaçurrele ngadalësojnë përhapjen e sebumit (sekrecioni yndyror që vjen nga gjëndra ‘sabaceous’), që do të thotë se flokët duhet të lahen vetëm një herë në javë. Njerëzit me flokë të drejta duhet t’i lajnë flokët më shpesh.

Lloji i lëkurës dhe flokëve. Nëse keni lëkurë dhe flokë të cilësuara si ‘normale’ (pa yndyrë ose të thata), një kolonë shëndetësore e Universitetit të Kolumbisë sugjeron se ju duhet t’i lani ato një apo dy herë në javë.

Stili. Nëse vendosni sprej të flokëve çdo ditë apo kaloni orë të tëra duke i rregulluar ato, dëmtimi i tyre bëhet më i lehtë, kështu që është mirë që të evitoni acarimin e tyre duke përdorur shampon dhe tharëse çdo ditë. (lajmi.net)