Sa për qind të trurit e përdorim? Mite dhe Fakte

Mund të keni dëgjuar disa prej tyre, por nuk janë të vërteta.

Fun

25/01/2021 14:03

Të gjithë e kemi dëgjuar të paktën një herë në jetë se njeriu përdorë vetëm 10% të trurit të tyre, dhe nëse ai do të përdorte më shumë do të ishte i pandalshëm, shkruan lajmi.net.

Nga një studim i bërë në vitin 2013, 65%  thanë se e njerëzve e besonin këtë. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë dhe nuk është kuptuar akoma saktë se si ka filluar të përhapet kjo ide.

Sigurisht, ka disa pjesë të trurit që punojnë më shumë se të tjerat, por kjo nuk do të thotë se i gjithë truri nuk është aktiv.

Në fakt ju mund të rrisni aktivitetin e trurit tuaj duke kryer disa procese, dhe kjo nuk është se do iu bëjë më të zgjuar, por do të rris aftësinë kognitive të trurit, pra ju do të keni më të lehtë të procesoni informacionet e reja.

Gjithçka që duhet të bëni është të hani mirë, të bëni ushtrime fizike dhe të sfidoni trurin me lojëra strategjike.

Nuk është e rrallë edhe teoria se sa më të zgjuar të jeni aq më shumë rrudha do të keni në tru. Kjo nuk ka kurrfarë ndërlidhje mes vete. Rrudhat në tru krijohen gjatë të gjithë jetës së njeriut, qe apo nuk qe i zgjuar.

Në fakt, disa prej kafshëve më të zgjuara kanë tru mjaftë të lërueshëm.

A mund të jesh tru-majtë ose tru-djathtë? Jo, kjo gjë nuk ekziston. Të dy hemisferat e trurit janë të zhvilluara njësoj. Edhe nëse keni prirje për art, ose nëse keni inteligjencë matematike, nuk do të thotë se ka të bëjë me çfarë lloj truri keni.

Kjo varet plotësisht nga lloji i inteligjencës dhe me çfarë keni punuar më shumë. Peronat që kalojnë kohë duke zgjedhur probleme matematikore, do të kenë më të lehtë të kuptojnë shkencat logjike, por nëse ata do të provonin të vizatonin diçka, arsyeja pse nuk do të ishin të zotët nuk ka të bëjë më truri, por ka të bëjë me faktin se nuk  e ka praktikuar atë veprim më parë.

Alkooli thuhet të vras qelizat e trurit, dhe ka diçka të vërtetë në këtë mit, por jo plotësisht. Alkooli mund të shkaktoj dëmtime në tru, edhe nëse janë afatshkurtra, por nuk vret qeliza të trurit.

Mirëpo pasojat mund të jenë të folurit e përçartë, shikimi i dobësuar, probleme me drejtpeshimin, memorie e dobët, reflekse të ngadalësuara etj. /Lajmi.net/