Sa partnerë kishim para dashurisë së vërtetë?

Siç thoshte dikur i mençuri Pat Benatar: ‘dashuria është një fushëbetejë’. Tash, falë një studimi anglez, jemi në gjendje ta përcaktojmë se sa e madhe është kjo fushë e betejës dhe për sa kohë duhet të luftojmë para se ta gjejmë dashurinë e vërtetë. Në çka konsiston ky studim? Studiuesit i kanë analizuar përgjigjet e…

Lifestyle

15/02/2014 10:04

Siç thoshte dikur i mençuri Pat Benatar: ‘dashuria është një fushëbetejë’.

Tash, falë një studimi anglez, jemi në gjendje ta përcaktojmë se sa e madhe është kjo fushë e betejës dhe për sa kohë duhet të luftojmë para se ta gjejmë dashurinë e vërtetë.

Në çka konsiston ky studim?

Studiuesit i kanë analizuar përgjigjet e 2.000 personave, duke rezultuar nga statistikat e bazuara nga numri i puthjeve të shkëmbyera, daljet, takimet dhe lidhjet, për një periudhë të shkurtër apo të gjatë, që një mashkull apo një femër i realizojnë para se ta takojnë parnierin e ëndrrave të tyre.

“Mendoj se rrugëtimi për ta gjetur shokun/shoqen e jetës mund të jetë i gjatë dhe i lodhshëm. Madje, për shumë prej nesh, kjo është sfida më e vështirë. Të gjitha daljet zhgënjyese, lidhjet që nuk funksionuan, aventurat e një natë, mund ta lënë tek shumë njerëz një ndjenjë të falimentimit dhe të pamundësisë për ta gjetur shpirtin binjak”, thotë autori Graeme Simsion.

– “Ndër të tjera, të gjitha këto ngritje-zbritje, lidhje të rreme dhe zemra të thyera, nuk na tregojnë se kur dhe si ta gjejmë dashurinë e jetës. Në këtë drejtim, ne e kemi nisur studimin tonë”, vazhdoi ai.

Çka mund të presin femrat?

Statistika femërore ka vendosur: pesëmbëdhjetë puthje, dy lidhje afatgjate, katër takime gjatë natës dhe shtatë partnerë seksualë. Me pak fjalë, një sërë aventurash para gjetjes së ‘Princit të Kaltër’.

Po për meshkujt?

Meshkujt, nga ana tjetër, e kanë regjistruar një mesatare prej rreth 10 partnerësh seksualë, gjashtë takimesh të natës, tetë puthjesh dhe gjashtë lidhje afatgjate.

Ky është rezultati i nxjerrë nga 88% e të intervistuarve meshkuj, në kërkim të dashurisë së vërtetë, në krahasim me 94% tek femrat.

Përfundimi

Sigurisht, qëllimi i këtij hulumtimi nuk ishte ai që ta përcaktojë se kush ishte me fat e kush jo në dashuri.

Përkundrazi, synimi ishte që të demonstrohet se, kushdo qoftë, meshkuj apo femra, duhet të përballen me një sfidë të vërtetë, para se ta gjejnë lumturinë e përhershme.

Fatkeqësia në dashuri, mbi të gjitha, nuk njeh racë, gjini, fe apo parti politike. Vlen ë thuhet, mos hiqni dorë ende: shpejtë mund ta gjeni numrin tuaj të ruletin e dashurisë… përgjithmonë!