Sa mundësi ka Edona James të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong?

Një transseksual të na përfaqësojë në Eurovision? Sokol Marsi tregon gjasat për gazetën Panorama.

ShowBiz

27/08/2015 16:48

Lajmi se transeksuali i parë nga Kosova, Edona James, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

Edona, e cila pas ndryshimit të gjinisë po bën karrierë si modele në Gjermani, sapo ka publikuar këngën e saj të parë me titull “Lady”.

Në profilin e saj në Instagram, ka njoftuar ndjekësit se po përgatitet për Festivalin Europian 2016, pasi do të përfaqësojë Shqipërinë. Po sa e mundur është kjo, dhe a është Edona James një këngëtare duke gjykuar mbi realizimin e saj të parë?

Për të na sqaruar më shumë mbi këtë temë, flet muzikanti dhe producenti Sokol Marsi.

Pas eksperiencës së fundit në Eurosong si tekstshkruesi i “I’m alive” të Elhaida Danit, Marsi flet se sa e mundur është që Shqipëria të ndjekë shembullin e Austrisë me Conchita-n.

Po flitet se transseksuali Edona James do të përfaqë- sojë Shqipërinë në Eurosong 2016? Sa i mundur është një përfaqësim i tillë?
Në Shqipëri fituesi del nga Festivali i RTSH-së dhe nuk paracaktohet, pasi kjo është procedura. Sa për mendimin tim personal, ka 0 për qind shanse në të gjitha drejtimet që Edona James të përfaqësojë Shqipërinë. Them se Edona,është një nga personat që i përhapin vetë në rrjetet sociale këto lajme për të tërhequr vëmendje. Do e konsideroja një gallatë të rrjeteve sociale.

Ajo ka lançuar madje dhe këngën me titull “Lady”, me të cilën mbështet femrat. Kishe kuriozitetin që ta dëgjoje këtë produksion sa i realizuar është?
E dëgjova për kuriozitet këngën “Lady”, por vetëm këngë nuk ishte. Dëgjova vetëm instrumentale dhe ofshama të Edonës. Me atë që dëgjova nuk ishte kënga e plotë, por edhe nëse do ishte kënga e plotë në elementët e saj, jam i bindur se nuk ka diçka më shumë se kjo që dëgjova. Them se e bën për “scoop” dhe “show”.

Për disa persona nuk ka qenë e pamundur të arrijnë atë që duan, ti je kundër këtij modeli për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong?
E di që ka shumë modele të tilla në treg, por unë jam kundër këtij modeli, dhe nuk mendoj se Shqipëria do të prezantohet ndonjëherë në Eurosong me të tilla scoop-e. Ndryshe e ka ndërtuar Shqipëria strategjinë e Eurosongut. Domethënë me këngëtarë të vërtetë dhe deri tani ka pasur rezultate pozitive. E di si është puna? Ndoshta ngatërrohen me Conchita-n dhe thonë u bë deti kos, por jo s’është kështu.

Edhe për Conchita-n pati kontestime ku fitoi Eurosongun. Ti e vlerëson si këngëtare?
Unë e njoha personalisht në Vjenë dhe them se është vërtet këngëtare. Domethënë, përpos homoseksualitetit, ishte këngëtare. Edhe pse në pamje do e krahasoja me një burrë me fustan dhe vetulla të hequra, pra një pamje jo natyrale për t’u parë, e vlerësoj si artiste. Për të tjerat as që më intereson prirja e kësaj kategorie në jetën e tyre, thjesht nuk më pëlqejnë deviacionet natyrale./PanoramaPlus

Sokol Marsi