“Sa më shkëlqejnë sytë”, Enca josh me dukjen me dekolte të hapur

Enca vuri sërish në plan të parë gjoksin.

ShowBiz

02/12/2020 15:54

Enca Haxhia është emër shumë aktiv me postime në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen aspak paraqitjet provokuese, shkruan lajmi.net.

Në imazhet e fundit, ajo u shfaq e veshur me të zeza, teksa vuri në plan të parë gjoksin e bujshëm.

“Po më shkëlqejnë sytë”, shkroi ai sipër njërës nga këto fotografi, ku fotografoi gjoksin nga afër.

Sa i përket projekteve muzikore, “Break down”, që e solli në bashkëpunim me Don Xhonin, është kënga e fundit e Encës, kurse pritet që së shpejti të lansojë këngë të reja. /Lajmi.net/