Sa më parë reformë zgjedhore
Samuel Zhbogar dhe Isa Mustafa pajtohen për përfundimin e shpejt të procesit të reformës zgjedhore.

Lajme
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një takim që ka pasur me Liderin e LDK’së, Isa Mustafa, ka folur për nevojën e reformës zgjedhore, e cila aktualisht është e bllokuar.
Siç njoftohet, gjatë diskutimit të tyre për zhvillimet politike në vend, ata janë pajtuar që të punohet në përfundimin e shpejt të procesit të reformës zgjedhore dhe funksionimin normal të organeve të shtetit.
Zhbogar dhe Mustafa kanë biseduar për proceset që po zhvillohen në Kosovë, siç janë organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në tërë territorin e vendit, reforma zgjedhore, si dhe për punën dhe funksionimin e Kuvendit e Republikës së Kosovës.