Sa llogaridhënëse janë institucionet e vendit?
Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka prezantuar sot analizën e politikave të titulluar “Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavarura në Kosovë”.

Lajme
Analiza është bazuar në njëzet indikatorë të cilët kanë matur llogaridhënien e institucioneve të pavarura rregullatore; përfshirë Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, Zyrën e Rregullatorit për Energji, Komisionin për Miniera dhe Minerale dhe të ngjashme.
Nga matja del se rregullatorët me llogaridhënie më të dobët janë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale, indeksi i të cilëve është 0.3, ndërsa më transparente janë shërbimet e ujit, me indeks 0.79.
Meqë është gjetur se ky sektor përballet me probleme të shumta, ojq-ja ka ofruar një listë rekomandimesh konkrete për rregullatorët dhe parlamentin në mënyrë që të rritet llogaridhënia e këtyre institucioneve të pavarura.