Sa keq, Donnarumma tregon kush e ka në dorë të ardhmen e tij

Gianluigi Donnarumma ka deklaruar se nuk e di ku do ta dërgojë afati kalimtar i verës.

Sport

16/04/2018 16:10

Portieri italian që është pjesë e shumë spekulimeve për largim nga Milani, ka thënë se nuk e di ku do të përfundojë pas kësaj vere, duke shtuar se iu beson zgjedhjeve të përfaqësuesit të tij, Mino Raiola.

Donnarumma që është bërë portieri më i ri që ka arritur 100 paraqitje në Serie A, po kërkohet nga shumë skuadra, përfshirë edhe Real Madridin.

“Tregu i transferimeve? Unë nuk di asgjë”, ka thënë 19 vjeçari për Mediaset, duke shtuar se agjenti i tij Mino Raiola do të merret me këtë çështje.

Donnarumma ishte pjesë e Milanit në barazimin 0-0 në derbin ndaj Napolit, duke bërë një pritje të jashtëzakonshme në fund të ndeshjes./Lajmi.net/