Sa kanë ndryshuar kohërat për Mourinhon dhe Lampardin

Ndonjëherë futbolli di të jetë i “padrejtë”.

Sport

29/09/2020 21:54

Sporti më i dashur në botë, shpesh ka vënë si kundërshtarë njerëz që kanë raprote të afërta, si shokët dhe vëllezërit.

Raporte të mira në të kaluarën kanë pasur edhe Jose Mourinho dhe Frank Lampard, sa ishin pjesë e Chelseas, me të parin si trajner dhe të dytin lojtar.

Kjo dyshe sonte janë kundërshtar në EFL Cup, ku po takohet Tottenham i Jose Mourinhos me Chelsean e Frank Lampard.

Mourinho dhe Lampard patën një moment acarues gjatë pjesës së parë, e cila nuk u prit mirë, kur dihet raporti i dyshes në të kaluarën./Lajmi.net/