Sa kam gjasa reale të fitoj azil në ndonjë prej vendeve të Bashkimit Evropian?

Nuk ka kaluar shumë kohë kur më shumë se 30 mijë kosovarë morën rrugën për në Gjermani dhe shumë tjerë në vende tjera të Bashkimit Evropian me shpresë se do të arrijnë të marrin leje qëndrim në këto vende.

Lajme

20/09/2017 10:37

Autori: Arton Krasniqi

Kohëve të fundit vërehet një fenomen i ngjashëm i migrimit të kosovarëve për në vendet e BE-së diçka që qoi në ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore në ndalimin e autobusëve qëqojnë në Serbi. Shumica, nëse jo të gjithë, aplikojnë për azil si mënyrë për të marrë leje qëndrim, mirëpo pjesa dërrmuese e tyre detyrohen të kthehen te zhgënjyer në Kosovë pasi që kanë shpenzuar mijëra euro për të arritur në këto vende. Shumë prej nesh ka të afërm ose njeh personalisht persona të cilët pasi kanë migruardhe pas një kohe shumë të shkurtër qëndrimi në ndonjë prej vendeve të BE-së kanë mbetur me dy zgjidhje: ose të jetojnë në “të zezën” (si pjese e padukshme e shoqërisë) ose të kthehen në Kosovë dhe të përballen me probleme të njëjta, shtuar borxhin te cilin kanë marrë për të realizuar qëllimet e tyre. Gjë e tillë u ndodh edhe atyre të cilët kanë familjarë apo të afërm në ndonjë prej vendeve të BE-së kur rrugëdalja e vetme për marrje të leje qëndrimit është aplikimi për azil. Për këtë arsye vendosa të shkruaj disa varxhe rreth mundësive reale që kanë kosovarët për marrjen e azilit në ndonjë prej vendeve të BE-së.

Të shkruash për atë se si fitohet leje qëndrimi përmes azilit do të thotë,pikë se pari, tëanalizosh të drejtën ndërkombëtare për azil dhe dokumente tjera të cilat bëjnë bazën juridike të vendeve të BE-së në rastin e dhënies apo mosdhëniessëleje qëndrimit dikujt që kërkon azil, dhe së dyti, të shikosh statistika në nivelin e Bashkimit Evropian se sa kosovarë kanë arritur të marrin azil viteve të fundit. Për shkak se diçka e tillë do të kërkonte një hulumtim të thellë dhe njëshkrim të gjatë dhe jo aq të kënaqshëm për tu lexuar, vendosa të bëjë një përmbledhje të shkurtër dhe të thjeshtë rreth mundësive reale që kanë kosovarët sot për të fituar azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Çka do te thotë te kërkosh azil apo te jesh azilkërkues ne ndonjë prej vendeve te BE-se?

Tëkërkosh azil do të thotë thjeshtë të kërkosh mbrojtje ndërkombëtare (p.sh. nga përndjekja ose akte tjera që ta rrezikojnë jetën) nga një shtet për shkak se mbrojtje e tille mungon në vendin tënd të nënshtetësisë (qoftë nëse personi në fjalë ka më shumë se një nënshtetësi). Tëkërkosh azil do të thotënë rend të parëtë kërkosh statusin e refugjatit ashtu siç definohet në Konventën për Refugjatë të vitit 1951 (dhe protokollit te saj të vitit 1967). Sipas kësaj konvente, nenit 1A, refugjatëështë dikush i cili gjendet jashtë vendit të shtetësisë se tij dhe ka frike të bazuar për përndjekje për arsye tëracës,besimit, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror, ose bindjes politikedhe si rezultat i kësaj nuk ka mundësi ose nuk dëshiron të kërkoj mbrojtjen e atij vendi. Duhet pasur parasysh se interpretimi i këtij neni dallon nga vendi në vend. Suedia ne ligjin për të huaj (AliensAct 2005:716) ka të përfshirë gjininë dhe orientimin seksual si dy baza ne te cilat dikush mund të marr azil por që në shtete tjera mund të jenë pjesë e frazës ”grupe te caktuara sociale”.

Nëse nuk arrin të fitosh statusin e refugjatit atëherë vendet e BE-sëkanë për detyrë të shqyrtojnë nëse personi qëkërkon mbrojtje ndërkombëtare plotëson kushtet për “mbrojtje plotësuese” (subsidiaryprotection) në bazë të direktivës (2011/95/EU) për kualifikim te personave te vendeve te treta (thirdcountrynationals) për mbrojtje ndërkombëtare[1]. Mbrojtje plotësuese fitohet në raste kur një person rrezikon:

  1. a) dënim me vdekje apo ekzekutim, ose
  2. b) torture apo trajtim ose dënim çnjerëzor apo degradues i aplikuesit në shtetin e origjinës; ose
  3. c) kërcënimi serioz dhe individual ndaj jetës së një personi, për shkak të dhunës pa dallim, në situatat e konfliktit të armatosur ndërkombëtar apo të brendshëm.

Instrumente tjera të cilat japin mbrojtje ndërkombëtare për vendet e treta përbrenda Bashkimit Evropian janë edhe direktiva për mbrojtje të përkohshme ( 2001/55/EC[2]) në raste të fluksit të madh të refugjatëve si pasojë e konflikteve të ndryshme (rasti i luftërave në ish-Jugosllavi apo rasti aktual i luftës në Siri).

Leje qëndrim mund të fitohet edhe në baza tjera varësisht praktikave të vendeve të caktuara për dhënie tëleje qëndrimit në baza humanitare, në raste tësituatës së rëndë në vendin e origjinës (situatë e cila nuk arrin nivelin e konfliktit të armatosur), apo në raste të katastrofave natyrore.

Ka edhe raste tjera kur shtetet anëtare të Bashkimit Evropianjapin leje qëndrim për personat qëgjenden në “situatë të rëndë” (p.sh. si rezultat i ndonjësëmundje qe rrezikon jetëne personit ne fjale dhe e cila sëmundjenuk ka shërim ne vendin e origjinës) dhe se refuzimi i dhënies së leje qëndrimit do të binte ndesh me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut[3].

Sa kam gjasa reale të fitoj azil në ndonjë prej vendeve të Bashkimit Evropian?

Së pari, duhet cekur që vendet e Bashkimit Evropian janë të obliguara të shqyrtojnë të gjitha aplikacionet për azil pa marrë parasyshvendin e origjinës sëazilkërkuesve. Pra hapi i parëështë, që përmes intervistës, të dëshmosh së ke nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në nivel personal apo thënëndryshe të japësh një tregim bindës sëdiçkatë ka ndodhur në vendin tënd tënënshtetësisë, apo diçka mund te të ndodh që bënë qëti në rast të kthimit atje rrezikon jetën, trajtimçnjerëzorose poshtërues, apo rrezikon tëde privohesh nga të drejtat bazike (si e drejta e shkollimit obligativë, etj.).

Hapi i dytëështëtë dëshmosh qe nuk kë marrë mbrojtje të mjaftueshme nga shteti yt i nënshtetësisë apo që zhvendosja brenda territorit të vendit të nënshtetësisë nuk e mënjanon rrezikun ndaj teje. Të kërkosh mbrojtje nga vendi yt i nënshtetësisë do të thotë që nëse diçkatë ka ndodhuratëherë rasti duhet të jetë paraqitur tek organet e rendit (p.sh. policia, gjykatat) dhe të dëshmosh që organet e rendit nuk kanë qenë të gatshme tëofrojnë ndihmojnë ndihmë të mjaftueshme. Përkundër asaj që policia ose organet tjera të rendit mund të jenë të korruptuara dhe jo gjithmonë tëafta të ndihmojnë, tëarrish të dëshmosh që sistemi i drejtësisë në Kosovëështë aq i korruptuar dhe i paaftësa që nuk arrin të jap mbrojtje minimale nga përndjekja apo rreziqet tjera është pothuajse e pamundur. Arsyeja kryesore është që Kosovasot gjendet në listën e shumë vendeve të Bashkimit Evropian si vend i sigurt i origjinës (prej tyre Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra, Holanda, Irlanda, Luksemburgu, Letonia, Malta, Sllovakia dhe  Britania e Madhe[4]).Vend i sigurt i origjinës cilësohet ai vend në të cilin, ndër tjerash, organet e drejtësisëpretendohet të kenë aftësinë apo kapacitetet e mjaftueshmepër të dhënë mbrojtje të mjaftueshme qytetarëve të vetnga përndjekja, apo akte tjera qe lidhen me kriteret për mbrojtje ndërkombëtare (si p.sh. rrezikimi i jetës, rrezik për trajtim çnjerëzor apo shkelje sistematike e të drejtave të njeriut).

Madje edhe shtetet si Suedia, të cilat nuk përdorin lista të tilla për të cilësuar vendet e Ballkanit si vende të sigurta të origjinës,i cilësojnë aplikacionet e shtetasve të vendeve si Kosova si dukshëm të pabazuara (manifesltyunfounded) dhe të gjithë azilkërkuesit që vijnë nga këto vende marrin përgjigje brenda disa itëve ose më së largu brenda tre muajsh.

Për të kuptuar më afër shanset që qytetaret e Kosovës kanë për të fituar azil në ndonjë prej vendeve të BE-së duhet të shohimshifrat e azilkërkuesve kosovarë në vitet e fundit në Gjermani dhe Suedi dhe përqindja e atyre që kanë marrëpërgjigje pozitive apo negative. Duhet pasur parasysh se të qenit pjesë e ndonjë grupi të ndjeshëm social (p.sh. rasti i minoriteteve etnike) rrit gjasat për leje qëndrim, edhe pse kjo automatikisht nuk do të thotë që dikush mund të fitoj leje qëndrim vetëm për shkak të përkatësisë në një grupi tëcaktuar shoqëror. Në periudhën 2013-2016 vetëm në Gjermani kanë aplikuar rreth 37 mijëkosovarë. Prej tyre më pak se 1 për qind kanë arritur të marrin një përgjigje pozitive. Në vitin 2016 në Suedi kanë aplikuar 551 kosovarë për azil, me përqindje të pranimit rreth 7%. Prej tyre 7 kanë marrë statusin e refugjatit, 3 statusin e mbrojtjes plotësuese, 6 për arsye se mosdhënia e leje qëndrimit do të binte ndesh me konventat ndërkombëtare, dhe 32 tjerë për shkak të situatës së rëndë në të cilën gjinden personat në fjalë (kjo mund të jetë si rezultat i ndonjë sëmundje me rrezik për jetë apo nëse personat në fjalë kanë jetuar me vite në Suedi). Në periudhën janar-shtator 2017 në Suedi kanë aplikuar për azil gjithsej 197 kosovarë. Prej tyre vetëm 1 person (0.5%nga gjithsej 197 aplikacione) ka arritur tëmarr statusin e refugjatit, asnjë prej tyre nuk ka arritur të marr statusin e mbrojtjes plotësuese ose mbrojtje tjetër, dhe 4 prej tyre kanë arritur të marrin leje qëndrim për shkak se refuzimi eventual i leje qëndrimit do të binte ndesh me obligimet e shtetit suedez kundrejt konventave ndërkombëtare.[5]

Si mund të thuhet qe organet e rendit në Kosovë japin mbrojtje të mjaftueshme kur vriten njerëz pikërisht për shkak se nuk kanë marrëndihmën e policisë apo organeve tjera të drejtësisë?

Raste te tilla kur dikushndjeheti kërcënuar dhe madje edhe vritet për shkak të neglizhencës sëorganeve të rendit ndodhin edhe në vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse ndoshta jo në masë të tillë si në Kosovë. Raste tipike janë kur burri vret gruan e vet përkundër asaj që gruaja e ka paraqitur rastin ne polici.Por kjo nuk do të thotë që,për shembull,çdofemër qëështë e kërcënuar me jetë nga burri i saj në Kosovë, për shkak se policia e Kosovësështëneglizhente ndaj këtij problemi, të fitoj statusin e refugjatit apo mbrojtje tjetër ndërkombëtare.

Sa ka ndikim niveli i korrupsionit, krimit te organizuar, papunësisë dhevarfërisënë rastin ne shqyrtimit të aplikacioneve për azil?

Edhe pse aspekti ekonomik ndonjëherë mund të ndikoj përgjatëshqyrtimit të aplikacionit për azil, e drejta ndërkombëtare për azil dhe refugjatë nuk njeh shkaqet ekonomike si arsye të mundshme për të fituar azil. Asnjë nga vendet e BE-së apo edhe vendet tjera që kanë ratifikuar konventën për refugjatë nuk jep mbrojtje ndërkombëtare për arsye ekonomike. Mbrojtje ndërkombëtare është e rezervuar VETËM nëse azilkërkuesi plotëson ndonjë prej kritereve ashtu siç ceken në konventën për refugjatë apo dokumente tjera që japin mbrojtje ndërkombëtare (Direktiva e BE-se për mbrojtje plotësuese) apo nacionale (mbrojtje qe përcaktohet nga legjislacionet e shtetevetë caktuara).

A është më të vërtetë Kosova vend aq i sigurte sa që asnjë kosovarë të mos mund të arrij të fitoj mbrojtje ndërkombëtare?

Kosova nuk është as për së afërmi vend ideal për të jetuar dhe për këtë pajtohemi thuajse të gjithë. Mirëpo, për të dhënë një pasqyrë sa më të qartë se si shihet Kosova në sytë e vendeve që pranojnë refugjatë (si rasti i Gjermanisë që brenda një viti ka pranuar rreth 1 milion azilkërkues) do të bëjë një krahasim me Afganistanin, një vend i cili sot është burim i një numri të madh të azilkërkuesve në vendet e BE-ë.

Afganistani cilësohet prej shumë raporteve ndërkombëtare, madje edhe atyre që përdoren nga agjencitë e migrimit të shteteve të BE-së, si një prej vendeve më të rrezikshme në planet për të jetuar dhe njëkohësisht vendi më i rrezikshmi në planet për të jetuar për femra. Pjesa dërrmuese e vendit është e zhytur ne konflikt të armatosur (ku talibanet dhe grupet tjera të armatosura luftojnë kundër qeverise së vendosur në Kabul), çdo vit ndodhin me qindra atentate me eksplozivënga të cilat vdesin me mijëra persona, qofte civil qoftëpjesëtarë të organeve të sigurisë. Përkundër gjendjes së tillë të sigurisë në vend, nga rreth 45,000 kërkesa për azil në Suedi në periudhën 2015-2017, përqindja e dhënies së mbrojtjes ndërkombëtare personave që vijnë nga ky vend është nën 50%.[6] Arsyeja kryesore është qëedhe ata të cilëtarrijnë të dëshmojnë se kanë arsye për mbrojtje ndërkombëtare ndaj vendit të tyre të banimit, dërgohen në pjesë tjera të Afganistanit (para se gjithash qytetin Kabul, Herat dhe Mazare sherif) ashtu siçedhe parashihet me udhëzimet e UNHCR[7]për zhvendosje brenda territorit të shtetit të nënshtetësisë, përkundër asaj që organet e rendit nuk kanëas për së afërmi kapacitete të japin mbrojtje personave të tillë. Njëjtë ka vepruar edheGjermaniae cila në vitin 2016 ka refuzuar rreth 40% te aplikacioneve për azil te ardhura nga qytetarë të Afganistanit.[8]

Cilat janë përfitimet ekonomike të një azilkërkuesi gjatë qëndrimit në ndonjë prej vendeve të BE-së?

Se a marrin dhe sa marrin ndihmë ekonomike azilkërkuesit varet nga shteti në shtet por edhe nga viti në vit duke pasur parasysh se shumë shtete të BE-së kohëve të fundit kanë zvogëluar benefitet ekonomike për azilantë. Gjermania jep, përveç akomodimit në kamp refugjatësh, 135 euro në muaj për një person (pas tre muajshshumë e tillë rritet deri në 216 euro), 129 euro për person nëse dy persona jetojnë bashkërisht (rastet familjare).Fëmijët marrin 76 euro deri ne 83 euro në muaj varësisht se nëçfarë moshe janë. Në rastet kur azilkërkuesi paguan vet për akomodim atëherë shuma mujore që mund të marr është 216 euro në muaj.

Suedia ofron përveç akomodimit 3 euro në ditë për person ose 7-8 euro për ata qëvet paguajnë ushqimin, 2 euro për person nëse dy persona jetojnë bashkë (rastet familjare) ose 6 euro për person nëse llogaritet ushqimi. Më tej, 4 deri në 5 euro jepen për fëmijë nën 18 vjet varësisht prej moshës.

Austria jep, përveç akomodimit dhe ushqimit, 50 euro në muaj për azilkërkues, kurse 5 euro në dite për ata qëvet paguajnë ushqimin.

Ashtu siçedhe është cekur më lartë, pjesa dërrmuese e aplikacioneve që vijnë nga qytetarët e vendevetë Ballkanit shqyrtohen me procedurë të shpejtë dhe në shumë vende të BE-së, nëse jo në të gjitha,personi i cili merr vendim negativ dhe ankohet ndaj një vendimi të tillë në gjykatë apo instanca tjera duhet të kthehet në vendin e nënshtetësisë për të pritur vendimin përfundimtar (ndër to rasti i Suedisë dhe Holandës). Kjo nënkupton që shumica e personave marrin vendim negativ brenda muajit të parë të qëndrimit në vendin në të cilin kërkohet azil dhe detyrohen tëlëjnë vendin sa më parë.

Çka nëse kam gjeturnjë partner që ka leje qëndrimi ose nënshtetësi të ndonjë vendi të BE-së, ose nëse gjej punë si azilkërkues?

Kjo varet nga vendi ne vend. Për të marrë një përgjigje të saktë duhet të shikoni në legjislacionin e vendit përkatës rreth mundësisë së fitimit të leje qëndrimit në raste kur dikush që është azilkërkues gjendet në një situatë të tillë. Ne Suedi çdo person i cili gjen pune ose dëshiron të martohet/bashkëjetoj me dikë që ka leje qëndrim ose nënshtetësi suedeze duhet te kthehet ne vendin e vet të nënshtetësisëdhe nga aty të aplikoj përmes ambasadës suedeze. Më tej, azilkërkuesit të cilët vijnë në Suedi nga vendet e Ballkanit nuk kanë të drejtë pune për vet faktin që aplikacionet e tyre cilësohen si dukshëm të pabazuara. Azilkërkuesit në Gjermani nuk kanë të drejtë të punojnë tre muajt e parë, shtuar faktin qe pjesa dërmuese, nëse jo te gjithë, marrin përgjigje brenda disa javësh e më së largu brenda dy muajsh[9].

Çka ndodh nëse më refuzohet kërkesa për azil?

Çdo person i cili aplikon për azil në një prej vendeve te BE-së regjistrohet në SIS, Sistemin Informativ te Shengenit, ne te cilin kane qasje te gjitha vendet pjese e zonës se shengenit dhe te dhënat e azilkërkuesit ruhen deri ne 10 vite. Disa nga vendet e BE-se (ndër to Suedia dhe Holanda) e shoqërojnë vendimin për refuzim te kërkesës se azilit me ndalim hyrje ne zonën e Shengenit me më se paku dy vjet me mundësi vazhdimi të ndalimit të hyrjes nëse shteti në fjalë e sheh të nevojshme (shiko neni 24-29 i Direktivës SIS II Nr. 1987/2006). Kjo edhe nëse personi në fjalë kthehet vullnetarisht. Kjo nënkupton qe personit te cilit i është refuzuar kërkesa për azil, brenda kësaj periudhës kohore, nuk i lejohet hyrja ne territorin e asnjë vendi qe është pjese e zonës se Shengenit.

Deri vonë personat të cilët kanë marr vendim negativ dhe kanë pranuar të kthehen vullnetarisht kanë marr përfitime financiare varësisht se nga cili vend janë kthyer. Viteve te fundit si Gjermania ashtu edhe Suedia kane suspenduar benefitet financiare për ata qe vijnë nga vendet e Ballkanit edhe nëse personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil kanë vendosur të kthehen vullnetarisht[10].

*Autori i shkrimit është i diplomuar master në fushën e migrimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve etnike në Universitetin Malmö, ka punuar më parë me azilkërkues në Suedi dhe aktualisht punon për Agjencinë Suedeze të Migrimit.