Sa fituan agjentët e futbollit në këtë afat kalimtar?

Gjatë verës së vitit 2019, agjentët në marrëveshjet e transferimeve fituan afërsisht 478.2 milionë euro.

Sport

11/09/2019 21:22

Siç është llogaritur nga Inside World Football duke përdorur FIFA TMS, agjentët kanë pësuar rritje të konsiderueshme gjatë transferimeve të lojtarëve.

Plot 8746 transferime janë kryer me sukses këtë verë, ose rreth 200 më tepër se një vit më parë, ku u zyrtarizuan 8527 lëvizje futbollistësh, ndërsa komisionet për menaxherët u rritën nga 447 milionë dollarë në 529 milionë (64.9 për qind).

Klubet evropiane kanë bërë 76% të shpenzimeve totale në këtë merkato si dhe mbajnë rekordin e 48 prej 50 transferimeve më të shtrenjta. /Lajmi.net/