Sa është rezultati?
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ngacmoi tifozët e Hull Cityt derisa skuadra e tij konfirmoi kandidaturën për titull me fitore 2:0 në Anfield Road në kuadër të xhiros së 20’të në Premierligë. Kapiteni i Anglisë ishte duke u ngrohur si rezervist kur dëgjoi disa brohoritje në drejtim të tij nga përkrahësit e skuadrës mysafire. Liverpool…

Sport
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ngacmoi tifozët e Hull Cityt derisa skuadra e tij konfirmoi kandidaturën për titull me fitore 2:0 në Anfield Road në kuadër të xhiros së 20’të në Premierligë.
Kapiteni i Anglisë ishte duke u ngrohur si rezervist kur dëgjoi disa brohoritje në drejtim të tij nga përkrahësit e skuadrës mysafire.
Liverpool ishte në avantazh 1:0, por pak qaste më vonë Luis Suarez shënoi golin për 2:0. Dhe, Gerrard reagoi shpejt duke ngritur dorën afër veshit dhe pyetur tifozët e Hullit se sa ishte rezultati?
Sa me sa jemi?Gerrard u inkuadrua në lojë në minutën e 62’të duke u rikthyer nga lëndimi.
Fitorja e ngriti skuadrën e menaxherit Brendan Rodgers në pozitën e katërt në Premierligë, mbi rivalin e qytetit Everton që u ndal në barazim 1:1 në udhëtim te Stoke City.