Sa është pasuria e Dua Lipës?

Dua Lipa është një nga yjet më të suksesshme të momentit.

ShowBiz

28/02/2020 17:23

Pamja dhe zëri i saj unik kanë arritur ta ngjitin atë në krye të tabelave gjatë disa viteve të kaluara, dhe fanbaza e saj është një nga më aktivet në industri, shkruan Cheat Sheet, transmeton lajmi.net.

Ajo ka punuar në shumë punë të ndryshme ndër vite, si një modele ashtu edhe si një mikpritëse në restaurante, por më në fund arriti famën në 2017 me publikimin e singit të saj të njohur “New Rules”.

Ndërsa, Dua Lipa jo gjithmonë ka ndjekur rrugën që bën një yll tipik pop, ajo e ka dëshmuar se ajo ka talentin për të qëndruar në krye të industrisë së muzikës.

Si u përfshi Dua Lipa në muzikë?

Dua Lipa lindi në Londër, Angli, më 1995. Prindërit e saj ishin me origjinë nga Kosova, por u zhvendosën tre vjet para lindjes së vajzës së tyre. Babai i saj është një këngëtar i njohur ndërsa nëna e saj ka punuar në industrinë e turizmit.

Lipa ishte e rrethuar nga muzika që në moshë të re, duke u ekspozuar ndaj punës së babait të saj, si dhe duke trashëguar talentin.

Kur ishte adoleshente, Dua filloi të këndonte këngë ‘covera’ nga artistë të njohur si Nelly Furtado. Me ëndrrën për tu bërë një këngëtare në mendjen e saj, Lipa vendosi të bëhej modele në mënyrë që të shpërthente në industri dhe të fillonte të fitonte një njohje.

Gjatë disa viteve në vazhdim, Lipa sfiloi për kompani të tilla si ASOS dhe plotësoi të ardhurat e saj duke punuar si mikpritëse në një restorant. Lipa nënshkroi me Warner Music Group në 2015 dhe ​​debutoi në gusht të atij viti.

Këngët e saj “Be the one” dhe “Hotter than hell” u bënë hite në të gjithë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe në vitin 2017, Lipa arriti sukses edhe në Amerikë, kur kënga e saj” New Rules ” u shfaq në tabela.

Që nga “New Rules”, Lipa nuk është ndalur dhe fama e saj ka vazhduar të rritet. Ajo ka punuar me artistë të famshëm si Mark Ronson, Diplo, dhe Andrea Bocelli, madje ka bashkëpunuar edhe me marka bukurie si Yves Saint Laurent.

Në qershor 2019, Lipa u lidh me Anwar Hadid, vëllai modeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Së fundi është konfirmuar albumi i ri i Duas, i cili pritet të lëshohet gjatë 2020.

Sa është pasuria e Dua Lipës?

Dua Lipa fillojë të hulumtojë potencialin e famës së saj në gjithë botën dhe nuk ka dyshim se atë e pret një karrierë e gjatë dhe e suksesshme.

Pop-ylli tashmë posedon një pasuri që besohet të jetë rreth 3 milionë dollarë, por nga burime tjera raportohet se pasuria e saj është 6 milionë dollarë.

Pavarësisht saktësisë së shifrave, pasuri e tillë është e mahnitshme për dikë në të njëzetat dhe se është e qartë që teksa fama e saj rritet, edhe pasuria e saj do të rritet. /Lajmi.net/