“Sa e sa luana dhanë jetën për këtë vend”, Mozzik uron 20-vjetorin e çlirimit

Mozzik ka bërë urim të veçantë për ditën e çlirimit.

ShowBiz

12/06/2019 07:58

Mozzik, përmes një postimi në Instagram, ka uruar shqiptarët me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit, shkruan lajmi.net.

Në urimin e tij, reperi përmend sakrificën e ushtarëve të UÇK-së për lirinë që ne e gëzojmë sot.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I MOZZIKUT, PA NDËRHYRJE:

“Urime dita e çlirimit !
Sa e sa Luana dhanë jetën për këtë vend të ujitur me gjak të heronjve të
Uçk-së !
E sa e sa tjerë i mbijetuan sfidave e sakrificave vetëm që sot të jemi të lirë,të ecim lirë..mbi të gjitha të flasim Shqip.
Urime juve që dikur përshendetët prindërit për luftë,duke mos e ditur se a do ktheheni më a po jo.
Urime 20 vjetori i çlirimit !
Respekt !
#UÇK ??”.

Për ndryshe, “A milly” titullohet projekti i fundit nga Mozzik, të cilin e solli në duet me Dardanin. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BylREF3CzzE/