S4MM zbulon një pjesë të këngës së re

S4MM përmes një videoje në Instagram ka zbuluar një pjesë të këngës së re.

ShowBiz

06/04/2019 21:53

S4MM po punon drejt finalizimit të këngës së re, të cilën pritet ta publikojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Ai së fundi ka publikur një video në InstaStory, përmes së cilës zbulon një pjesë të kësaj kënge, e cila është njëra prej projekteve që po realizon reperi, pasi po sjell album të ri.

“KUR MENONI ME PUBLIKU?”, ka qenë mbishkrimi që ai ia ka lënë videos, duke treguar se ka ende dilemë për datën e publikimit të këtij projekti.

Për ndryshe, “Janari” titullohet projekti i fundit nga S4MM. /Lajmi.net/