Ryva Kajtazi duket joshëse edhe elegante në postimin e fundit

21:15 | 22 Maj 2019

Ryva Kajtazi duket joshëse në foton e fundit.

Këngëtarja Ryva Kajtazi në llogarinë e saj në Instagram i ka publikuar disa foto në të cilat përveç elegante duket edhe joshëse, shkruan lajmi.net.

Këto foto janë shkëputur nga videoklipi i saj i fundit ‘Santorini’, këngë kjo e cila e riktheu fuqishëm këngëtaren.

Në një prej postimeve fustani i hapur i ka zbuluar pothuajse komplet këmbën dhe ngjyrat që ka zgjedhur e bëjnë të duket shumë e freskët e verore.

Ryva ndër të tjera është fokusuar në familje dhe rritjen e vajzës me të cilën po e kalon të gjithë kohën e lirë./Lajmi.net/