Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca pret nga Serbia që të sjellë para drejtësisë organizatorët dhe pjesëtarët e sulmit terrorist në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023. Rutte ka bërë të ditur se për këtë çështje ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili – sipas…
Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca pret nga Serbia që të sjellë para drejtësisë organizatorët dhe pjesëtarët e sulmit terrorist në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023.
Rutte ka bërë të ditur se për këtë çështje ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili – sipas tij – ka premtuar se do të angazhohet në këtë drejtim.
“Paraardhësi im ka punuar në këtë me presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet me të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, tha Rutte për Tëvë1 para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Ai shtoi se Aleanca është duke e përcjellë nga afër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të vazhdojë të mbështesë këtë proces.
Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.
Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.
Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.
Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë./Lajmi.net/