Russell reagon pas aksidentit: E rëndësishme që Zhou është mirë, ishte aksident i frikshëm

George Russell është deklaruar pas aksidentit të ndodhur në Silverstone.

Sport

03/07/2022 17:54

Anglezi ishte i përfshirë në një aksident që e pa Zhou të dilte jashtë pistës dhe të rrezikohej shumë.

Lajmi i mirë ishte që piloti kinez shpëtoi ma dëmtime dhe kjo e gëzoi edhe Russell.

“Së pari, më e rëndësishmja është se Zhou është mirë. Ishte aksident i frikshëm dhe të gjitha meritat shkojnë për stafin mjekësor për reagimin e tyre të shpejtë”, ka thënë Russell, transmeton lajmi.net.

“Dukshëm më vjen keq që mbylla garën në këtë mënyrë dhe më vjen keq për skuadrën e tifozët. Do të bëj tifo për LH nga garazhi”, shtoi piloti.

Kjo është gara e parë këtë vit që Russell nuk do ta mbyll në top pesë. /Lajmi.net/