Rusja hidhet nga kati i 13-të shkaku i dashurisë, dhe mbijeton (Video)

Një grua e rënë në dashuri, u hodh nga kati i 13 i një ndërtese, dhe ra mbi çatinë e një veture Mercedes, por mbijetoi. E veçanta tjetër është se ajo nuk e humbi vetëdijen, por kërkoi një gotë ujë. 

Bota

13/09/2014 18:24

Svetlana, 31 vjeçare u hodh nga dritarja e një ndërtese të enjten në Moskë.

“Unë kam qenë duke shkuar në dyqan, kur dëgjova një zë të çmendur pas shpinës sime, dhe mu duke se u shemb ndërtesa… U ktheva dhe pashë një grua të shtrirë mbi një veturë. E thirra menjëherë ambulancën”, ka thënë për LifeNeës, dëshmitari lokal me emrin Valerian, transmeton lajmi.net. 

Ai tha se gruaja ra pa e shtyrë dikush, edhe pse për këtë nuk është shumë i sigurtë. Me sa duket ajo ishte e pakënaqur në dashuri, dhe tentoi të vetëvritet. 

Mjekët që erdhën në vendin e ngjarjes thanë se ishin të befasuar se si ajo grua arriti të ruaj vetëdijen pas rënies.

Svetlana ka pësuar disa thyerje dhe lëndime, por që nuk i rrezikojnë jetën. Ajo theu të dy kofshët, dëmtoi kafkën dhe ka marrë një lëndim traumatik të trurit.

Punonjësit mjekësorë, në ndërkohë, kanë vënë në dukje se gruaja kishte konsumuar alkool.

Më vonë, lajmet lokale raportuan se gruaja kishte shkuar te i dashuri i saj 53 vjeçar duke i kërkuar që ai të braktisë familjen e tij dhe të jetojë me të.

Mos gatishmëria e burrit për të pranuar këtë kërkesë, ka bërë që ajo të vendos të hidhet nga dritarja. (lajmi.net)