Rusia stërvit forcat në Kaliningrad, NATO afër këtij qyteti

Rusia ka nisur manovra ushtarake në enklavën e saj evropiane, Kaliningrad, një ditë pasi NATO-ja ka nisur stërvitjet e saj pranë kufirit me Rusinë.

Bota

10/06/2014 18:14

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtrimet, të cilat përfshijnë Flotën e Detit Baltik, Forcën Ajrore të Rusisë dhe paratrupat, janë duke u zhvilluar në Kaliningrad, rajonin midis BE-së dhe dy anëtareve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë, transmeton REL.

NATO-ja po ashtu po kryen stërvitje në ish-shtetet sovjetike: Letoni, Lituani dhe Estoni.

Stërvitjet vijnë në kohën kur tensionet midis NATO-s dhe Rusisë kanë arritur kulmin për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska.